Kyenegociatori i Beogradit, Petar Petkoviq, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se marrëveshja e arritur ka ruajtur paqen dhe ka mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës.
“Me këtë marrëveshje nga ora 08:00, nesër nuk ka gjoba prej 150 eurosh të planifikuara nga Kurti, as politika ndëshkuese ndaj serbëve që vozisin vetura me targa KM, as politika ndëshkuese në të gjitha fazat tjera. Me këtë marrëveshje kemi ruajtur paqe dhe arritëm të mbrojmë popullin tonë në veri të Kosovës”, ka thënë Petkoviq, raporton KO, transmeton Paparaci.