Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që tani duhet të përmbyllet edhe marrëveshja për njohje me lidership amerikan.
Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.