Spanja e ka realizuar fitoren më të thellë deri më tani në Kampionatin Botëror të Katarit.
“Furia e Kuqe” triumfoi 7:0 ndaj Kosta Rikës në xhiron e parë të grupit E në Kupën e Botës, shkruan Gazeta Express.
Ferran Torres realizoi dy gola për “Furinë e Kuqe”. Torres është dhëndri i trajnerit të Spanjës, Luis Enriques.
Ai është në lidhje me vajzën e selektorit spanjoll, Sira Martinez.
I pyetur se cili lojtar përngjan me të në stilin e lojës, ai zgjodhi sulmuesin e Barcelonës.
Dhe selektori i Spanjës drejtoi gishtin drejt ish-yllit të Cityt, Torres, duke thënë se vajza e tij mund t’ia “heqë kokën” nëse ai nuk zgjidhte të dashurin e saj.
“Kjo është shumë e lehtë: është zoti Ferran Torres. Përndryshe, vajza ime do të vijë pas meje dhe do të më presë kokën”, tha Enrique.
Çifti njoftuan zyrtarisht lidhjen e tyre në janar pasi spanjolli përfundoi transferimin e tij nga Manchester City te Barcelona.