Këshilltari politik i ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, Fidan Kalaja, ka thënë për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqin se bashkë me shokë ka lypur fonde nga ambasadat për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje.
“Qe kur thojsha qe ne janarin e vitit 2015, ky me shok kerkonin nga ambasadat fonde per sbunker me thirrjen “we need money to fight VETEVENDOSJE”., ka shkruar Kalaja.
Tutje Kalaja ka përfunduar se është dëshmitar vetë për këtë.
“Deshmitar jam betohem”. https://www.facebook.com/fidan.kalaja/posts/10160734152514511
Kalaja këtë reagim të tij e ka bërë duke ia bashkangjitur një koment të bërë nga Agon Maliqi, në të cilin thuhet, “Njerezit qe shkojne ne Bruksel ndahen ne dy grupe. Ne ata qe shkojne me shkaktu telashe edhe ne ata që shkojne me kry pune. Ti besoj hyn ne kete grupin e dyte?