Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar hulumtimin rajonal “(Pa)Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”, raporton Ekonomia Online.
Rezarta Delibashazade-Krasniqi, drejtoreshë ekzekutive në D4D, tha se qëllimi i këtij hulumtimi ishte nxjerrja në pah e gjendjes rajonale të fuqizimit ekonomik të grave, si dhe dimensionet institucionale dhe sociale.
Madje ajo tha se synimi kishin të shohin edhe se ku janë të përbashkëtat e vendeve të rajonit sa i përket kornizës ligjore dhe përfshirjen e mekanizmave për qasjen e barabartë të grave.
Sipas saj, gratë ende vazhdojnë të diskriminohen në punësim, sidë kjo siç tha ajo prezentë në gjithë rajonin.
“Rrugëtimin tonë e kemi nisur herët qysh në vitin 2012 ku punimi i parë ka qenë sa kushton patriarkati më Kosovë. Në të vërtet sot janë bërë më shumë se 10 vite dhe patriarkati po na kushton shumë në mos fuqizimin e grave në punësim. Gratë ende vazhdojnë të diskriminohen në punësim”.
“Ajo çka kemi gjetur është se kemi mjaftë të përbashkëta me vendet e rajonit sa i përket aktivitetit të grave. Ndër çështjet e para janë rolet tradicionale në familje, kujdesi në familje për fëmijët dhe të moshuarit, mungesa e kopshteve, aktivitetet e punëve të shtëpisë pra puna pa pagesë e grave, mungesa e punës me orar fleksibil, hendeku mbi pagesat, transporti fshat-qytet etj”, tha ajo.
Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, tha se vendi i tij i jep një rëndësi të madhe punësimit të grave.
Ai rikujtoi se gratë përbëjnë 50% të popullsisë në botë andaj edhe ekonomia ka nevojë që gratë të angazhohen në sektorin e punës dhe të shfrytëzohet potenciali i tyre në ekonomi.
Ambasadori më tej është shprehur se po jetojmë në kohëra të vështira e sidomos me luftën në Ukraine që ka sjellë edhe kriza financiare gjë që e bënë më të vështirë për gratë dhe ekonominë e tyre.
“Jetojmë në kohë mjaftë të vështirë me luftën në Ukrainë, krizën me energjinë e ngritjen e çmimeve. Pjesëmarrja e grave në ekonomi po mbetet prapa për shkak të kësaj situatë. Gratë në shoqëri përbejnë 50 për qind të popullsisë dhe nëse i lejmë gratë jashtë ekonomisë kjo është e papranueshme”.
“Kjo ka qenë një objektiv parësore për Qeverinë time që pjesëmarrja e garve të jetë e barabartë. Shteti i Norvegjisë fokusohet në barazi gjinore. Gratë në Norvegji janë pjesëmarrëse në punë më shumë se kudo në Evropë. Në vitin 2020 pushimi i lehonisë u ndërrua në 46 javë dhe të dy prindërit mund të marrin pushim”, tha ai.
Resul Markeshi, zv.ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, tha se si Qeveri kanë subvencionuar me kredi deri 20 për qind të bizneseve të grave si dhe shumë projekte të tjera që sipas tij, kjo ju jep atyre mundësi që të jenë më të pavarura ekonomikisht.
“Si ministri kemi shumë projekte që mundësojnë rritjen pjesëmarrjes së grave në tregun e punës. Në përmbushje të këtij prioriteti i kemi dhënë rëndësi punësimit të grave. Kemi subvencionuar bizneset që kanë punësuar gra”.
“Kemi subvencionuar biznese që udhëhiqen nga gratë. Kemi filluar edhe me shtesat për fëmije dhe për lehonat kjo politik parasheh që kjo të kaloj në llogari të grave”, tha ai.
Hulumtim është realizuar në partneritet me Center for Research and Policy Making (Maqedoni e Veriut), Institute for Strategic Studies and Prognoses (Mali i Zi), Gender Alliance for Development Center (Shqipëri) dhe Foundation BFPE for Responsible Society (Serbi).