GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Deri në fund të këtij muaji s’ka letërnjoftime e patentë-shofer

23/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Deri në fund të këtij muaji s’ka letërnjoftime e patentë-shofer
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Kosovës po përballen me vështirësi për t’u pajisur me dokumentet personale. Ata janë të detyruar, që për shkak të mungesës së materialeve, t’i shtyjnë terminët e tyre nëpër ambasada të ndryshme. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në fund të këtij muaji, qytetarët do të mundë të pajisen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime.

Valentina Fazliu është një ndër qytetaret e Kosovës e cila është duke pritur që për djalin e saj, 3 vjeç, të marrë pasaportën. Ajo ka planifikuar që për fundvit të udhëtojë në Gjermani, por për shkak se djali i saj nuk ka pasaportë, është detyruar t’i shtyjë terminët për vizë në ambasadë.

“Kam aplikuar për ta vazhduar afatin e pasaportës së djalit, sepse  kam termin në ambasadë gjermane në janar. Më është dashur ta shtyj terminin nga 10 janari në 31 janar, sepse dëgjova dhe më thanë në MPB, se nuk ka material dhe nuk mund të bëhet, prandaj  jam detyruar që ta shtyj terminin. Kjo na kushton dhe na dëmton, sepse nuk e di a mund të mbërri a jo në termin”, deklaroi Fazliu.

Ka edhe shumë qytetarë të tjerë që nuk po arrijnë të pajisen me dokumente personale, letërnjoftim, patentë-shofer dhe pasaportë,  e të cilët, në mungesë të këtyre dokumenteve, nuk po arrijnë që t’i realizojnë qëllimet që kanë.

Për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, duke thënë se “situata e krijuar nga lufta në Ukrainë,  ka prekur edhe tregjet globale, duke prekur kështu edhe prodhuesit e dokumenteve personale. Sveçla thotë se në fund të këtij muaji, do të furnizohen me patentë-shoferë dhe letërnjoftime, ndërsa pas dy muajsh edhe me gjithsej 73 mijë pasaporta.

“Ministria e Punëve të Brendshme, është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë-shoferë dhe letërnjoftime dhe pas dy muajve edhe me pasaporta,gjithsej 73 mijë copë. Është një numër i limituar ku merren pasaportat dhe ato janë emergjencat, ekziston kontrata e cila është ende valide. Me kohë janë bërë porositë, por kam thënë se është arsyeja madhore që furnitori nuk ka mundur t’i plotësojë obligimet e saj”, deklaroi ministri Sveçla.

Ndryshe, Agjencia për Regjistrimin Civil që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi thekson se është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve me arsyetime dhe dëshmi përmes dokumentacionit mbështetës, e duke i trajtuar si prioritet të lartë rastet e kategorive shëndetësore, pastaj studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.

Tags: LeternjoftimePatent Shoferi
ShareTweetShare
Previous Post

Një këmbësore goditet për vdekje nga vetura në Prizren

Next Post

Kurti u tregon ministrave për takimin “urgjent”, s’ndërron qëndrim për Borrellin: Në Bruksel veç për marrëveshje finale

Lajmet e fundit

Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

21/05/2025
Arratisja e Enver Sekiraqës, dështim i sistemit gjyqësor

“Na latë pa SHTET, pa institucione – Jo shoqnia s`po klith – Kush so me neve o me Serbi”, Gorani e Mirena për pasojat e politikës së Kurtit

21/05/2025
Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

21/05/2025
Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

“Munguan veç lulet në mes të tavolinës – Ata e dijnë që po bëjnë marre”, Baton Haxhiu kritikon RTK-në për intervistën me Kurtin

21/05/2025
Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

21/05/2025
Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

Kaja Kallas ka ateruar në Beograd, Marko Gjuriq në mot me shi i del përpara me lule në dorë

21/05/2025
Arratisja e Enver Sekiraqës, dështim i sistemit gjyqësor

“Na latë pa SHTET, pa institucione – Jo shoqnia s`po klith – Kush so me neve o me Serbi”, Gorani e Mirena për pasojat e politikës së Kurtit

21/05/2025
Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

Dështimi i 19-të për konstituim të Kuvendit, Rohde: Është rekord i keq botëror

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.