Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli e ka kritikuar shefin e partisë së tij, kryeministrin Albin Kurti që po negocion me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Humolli në Pressing të T7 ka thënë se nuk duhet të dialogohet me Serbinë që na ka vrarë, përcjell Demokracia.com.
“ Nuk jam i kënaqur se ka mundësi me ba shumë më shumë. Unë për veti nuk kisha bisedua as me Borrellin, Lajçakun e as Vuçiqin. Vuçiqi na ka vra, një shtet që na ka vra e tash unë mu ulë me bisedu me ta a?”, tha Humolli