Fatmir Sheholli nga Instituti për Avancim të Marrëdhënieve Ndëretnike, thotë se kryeministri Kurti duhet ta dëgjojë kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa.
“Nëse vendimi i gjobës i jepet një serbi, ai serb nuk do ta paguajë atë gjobë, nëse polici fillon tabelat me ia marrë, këtu fillon konflikti, mosmarrëveshja, sepse ka mobilizim të serbëve që në raste të tilla ata të mobilizohen dhe aty mund të ndodhë ndonjë problem i natyrës që s’kishim dashtë ta kemi.
E kjo mund të quhet konflikt i armatosur, apo ishalla nuk ndodh dicka e tillë.
Do të mund të ketë një padëgjueshmëri paqësore, nëse veturat fillojnë ti marrin, se nuk e di vendimin operativ të policisë, nuk kemi informacion të tillë, jam i bindur që do të hasim që do të hasim në rezistencë dhe kjo rezistencë është ajo që po flasin SHBA, BE dhe të gjitha ambasadat të vendeve të KUINT-t në Kosovë që po thonë se a është e mundur të ndodhë një konflikt shkaku i tabelave.