Gjatë mbrëmjes së sotme janë regjistruar erëra të fuqishme prej 74km/h në Prishtinë.
Prishtina Weather përmes një njoftimi në Facebook tha se kjo ka ardh si pasojë e ciklonit të fuqishëm ‘Denise’ që kaploi Italinë veriore, duke sjellë kështu erëra të stuhishëm përgjatë rajonit.
“22.11.2022 – Cikloni i fuqishëm “Denise” i formuar mbi Italinë veriore, po sjell erëra të stuhishme përgjatë rajonit, sidomos viseve bregdetare të Kroacisë, me hove edhe mbi 100km/h. Gjithashtu përgjatë brigjeve të detit ka edhe rritje të nivelit ujor deri në 60cm vend-vende, shkaku i baticës ciklonale, që shkaktohet nga shtypja shumë e ulët atmosferike por edhe erërave të fuqishme jugore.
Orëve të mbrëmjes erëra të fuqishme po frynë edhe në vend, e në pjesë më të larta të Prishtinës u regjistruan erëra me hove edhe prej 20.6m/s, apo 74km/h”.
Sipas tyre, erërat gjatë natës gradualisht pritet të qetësohen.