GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Naser Rafuna fiton betejën juridike: Deshën të ma ndalin transmetimin e “Çka ka shpija” me urdhër haverash

22/11/2022
në Ballina, Showbiz
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Autori i serialit “Çka ka shpija”, Naser Rafuna ka njoftuar se e ka fituar rastin në gjykatë kundër RTK-së, pas pasdisë për t’ia ndaluar transmetimin e serialit në Klan Kosova, me arsyetimin se prodhimi televiziv ishte i RTK-së.

Ai ka thënë kërkesa për padi ishte bërë me udhër haverash.

Kjo kërkesë, ka sqaruar Rafuna, është rrëzuar nga Gjykata Komerciale në Prishtinë.

Rafuna ka treguar se ai është autor i vetëm i emisionit “Çka ka shpija”.

Rafuna ka shkruar:

Të nderuar dhe të respektuar, ndjekës dhe dashamirë të faqës sime:

Jam krenar që në vendin tonë kemi Gjykatë ku drejtësia ndahet pa anim , pa dallim , pa diskriminim , me transparencë kështu që , të gjithëve ju inkurajoj se për t’a ndarë drejtësinë e kërkesave tuaja te drejta, drejtohuni Gjykatave të Kosovës, duke ju besuar Gjyqtarëve Profesionist për mbrojtje gjyqësore të cilët janë në shërbimin e popullit në atë Institucion.Ndërsa për të ju përfaqësuar juve , gjeni avokatët më të mirë. Për avokat, ju sygjeroj unë.

Dua të ju informoj se, Radio Televizioni i Kosovës që për mua ishte dhe mbetet shtëpija ime e dytë , me urdhër haverash dhe udhëheqësish të rinj ‘mendjendritur’, kishte bërë një kërkesë-padi për caktimin e masës se sigurisë ndaj meje dhe televizionit Klan Kosova, për t’a ndaluar transmetimin e serialit ‘Çka Ka Shpija..!?’ e episodave te reja në këtë televizion duke pretenduar se autor i serialit është vet RTK.

GJYKATA KOMERCIALE në Prishtinë ua RRËZOJ PRETENDIMET dhe UA HODHI POSHTË KËRKESËPADINË RTK TV-se , kërkesëpadi kjo që , përveq se për mua ishte absurde dhe e çuditshme e qe me ‘arsyetimin’ e tyre RTK përmes përfaqësuesit të vet ligjor ,përpos pa fakte, kanë dashur të bëjnë lajthitje edhe ndaj Gjykatës , ku me provat e mija të deponuara më pas ( të cilat nuk i kanë dërgu / fsheh RTK TV ) u dëshmua se, AUTORI I serialit ‘ Cka Ka Shpija’ jam unë e jo RTK edhepse e dinin dhe dijnë edhe vet këtë gjë.

Kjo, siç kam dëgjuar se disa nga ta të kenë thënë ‘ i bonëm padi Naserit, me provu nashta e han Gjykata ‘.Ç’turp.

Meqenëse RTK nuk a ka vazhduar kontratën pas 31 dhjetorit 2021 me serialin ‘Cka ka shpija’, ( me plot mendime brenda pro dhe kundër ) më pas ,me vazhdimin e prodhimit të këtij seriali me episodat e reja në një TV tjetër sic duket , ka ndikuar shumë në shikueshmërinë e dy TV pra ngritjen e shikueshëmrisë së Klan Kosova , por gjithashtu në rënien e shikueshmërisë së RTK-së. Shkurt në KlanKosova kemi gjetur rehati , saktësi dhe mbështetje e pas nënshkrimit të marrëveshjes me Drejtorin mikëpritës të këtij TV , më pas nuk jam joshur nga ofertat anash , as nga ata që më vinin të ndërroj TV qoftë në TV tjera apo ku ishim. M’falni po kam një fytyrë e kush jeton me dy / tri vdes i pa fytyrë.

P.S. ‘I vetmi emision që është transmetuar në RTK TV që e ka shpaguar vehtën duke i sjellë të ardhura RTK-TV së , të ardhura financiare këto, për ti paguar krejt ekipën e serialit, pa prekur në buxhetin e RTK-së të ndarë nga parlamenti apo nga paratë e popullit, pra ishte e me gjasë kohë të gjatë do të mbetet seriali ‘Cka Ka Shpija’ .

Për punën tonë ishte krenar menagjmenti kur i prodhonim episodat për televizionin RTK TV sepse suksesi ynë ishte sukses I tyre, kjo ngase RTK shikohej më së shumti në kohën kur transmetohej ky serial, ndërsa të tanishmit…bile menagjmentin ta kishin përzgjedh e që 1 vit nuk arrijnë t’a bëjnë, bile një emision nga producent të pavarur që e kanë obligim ligjor le ta bëjnë…apo e kanë bërë ndoshta po spo e njohim…bile.. nejse se ka shumë ‘bile’.

Përndryshe I vetmi emision nga tërë emisionet në atë TV që me kontratë dhe titrim në cdo episodë shkruan se : Autor dhe krijues I serialit ‘Cka Ka Shpija’ është Naser Rafuna.

Rradha tani është te unë , kjo ngase sic thashë në fillim , i besoj Gjykatës në vendin tonë.

Me dashni: Naser Rafuna.

Tags: Naser Rafuna
ShareTweetShare
Previous Post

Gjuha e Borellit pas takimit me Kurtin/ Ish-deputetët: Nuk e ka merituar Kosova

Next Post

IKSHPK’ja del me njoftim: Në disa zona uji i pijshëm ende me turbullira dhe baktere koliforne

Next Post
IKSHPK’ja del me njoftim: Në disa zona uji i pijshëm ende me turbullira dhe baktere koliforne

IKSHPK’ja del me njoftim: Në disa zona uji i pijshëm ende me turbullira dhe baktere koliforne

Lajmet e fundit

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.