Senatori amerikan Jean Shakin ka lëshuar një deklaratë së bashku me senatorët Johnson, Tillis dhe Van Hollen në të cilën shprehen se janë të zhgënjyer nga “mungesa e progresit në gjetjen e rrugës diplomatike mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë”.
Në deklaratën e përbashkët të senatorëve thuhet si më poshtë.
“Jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e targave të Kosovës.
Gjithashtu jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe jostabilitetit në rajon, i cili kërcënon paqen e fituar me dekada të tëra.Ne mbështesim përpjekjet e BE-së për të arritur një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje dhe inkurajojmë kryeministrin Kurti që të shterojë të gjitha zgjidhjet diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore me presidentin serb Vuçiç.Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë trupave tona të KFOR-it për të luajtur një rol kyç në ruajtjen e paqes në rajon”, thuhet në deklaratën e cila është nënshkruar nga katër senatorë