Uellsi ka pritur gjatë për t’u kthyer në Kupën e Botës. Ka pritur gjatë edhe për të shënuar gol në ndeshjen e parë pas rikthimit.
Uellsi të hënën mbrëma barazoi 1:1 me SHBA-në në ndeshjen e grupit B të Botërorit “Katari 2022”. Uellsianët janë kthyer në Botëror pas 64 vjetësh. Ishte kapiteni dhe lideri Gareth Bale që siguroi një pikë për Uellsin. Ai në minutën e 80-të nxori penallti dhe nuk gaboi për 1-1.
Ndeshja i ka takuar Grupit B të Botërorit në Katar dhe u luajt në Al Rayyan para 43 mijë shikuesve. SHBA-ja ka shfaqur shumë më tepër në pjesën e parë, ndërsa kaloi në epërsi në minutën e 36-të. Timothy Weah shënoi gol të bukur me goditje nga zona. Uellsi nuk ka rrezikuar asnjëherë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u hodh në sulm në tentim për të gjetur golin e barazimit. Atë e gjeti përmes Balet. Pas katër ditës, Uellsi takohet me Iranin, ndërsa SHBA-në e pret punë e vështirë me Anglinë.