Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur shqetësimin e saj për mosmarrëveshjet midis kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell.
“Si përfunduam nga diskutimet për normalizim dhe njohje të ndërsjellë në grindje të parëndësishme për targat?” ka shkruar Çitaku në Twitter.
“Sovraniteti është i rëndësishëm, por të rëndësishme janë edhe aleancat”