GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti në Bruksel: Për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër

21/11/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti në Bruksel: Për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve në Bruksel, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák dhe nën ndërmjetësimin e z. Borrell dhe z. Lajčák, takoi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Korniza e përgjithshme e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i vendimit për targat ilegale, dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të këtyre takimeve.

U bisedua për propozimin konkret për një deklaratë të përbashkët e cila nënkuptonte në paragrafin e parë zotimin që të trajtohet me urgjencë propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndonëse gjatë takimeve të sotme dakordimi ishte afër, nga pala serbe nuk u pranua çështja e propozimit të Bashkimit Evropian, sepse ata nuk e konsiderojnë atë propozim si bazë të mirë për të zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, siç këtë e bënë Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Kemi qenë afër dakordimit në kuptimin që ne ishim pajtuar që fazën në vijim të zbatimit të vendimit tonë për çështjen e konvertimit të targave nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës ta pezullojmë, pra gjobat, të vazhdojmë vetëm me ato qortimet, ndërkaq në anën tjetër Serbia të pushojë me emitimin, me prodhimin, me lëshimin e targave në Serbi që kanë për denominim qytetet e Kosovës. Por, natyrisht kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë se për çfarë jemi ftuar, pra dakordimi që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve,” tha Kryeministri Kurti pas takimeve.

Në propozimin për deklaratën e përbashkët nga z. Borrell dhe Lajčák, ka qenë afati i një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve. Ai tha se shpreson që Bashkimi Evropian do të gjejë forcën që t’i rri prapa propozimit të vet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.​

Tags: brukselkosovakurti
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti në 2000: Thaçi më keq po flet për Borrellin e Lajçakun se sa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin

Next Post

“Albin Kurti i ka 24 orë afat që të reagojë”

Next Post
“Albin Kurti i ka 24 orë afat që të reagojë”

“Albin Kurti i ka 24 orë afat që të reagojë”

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.