Futbollisti i Zrinjskit nga Mostari, Karim Gazeta ka bërë vetëvrasje, raporton “Klix”, përcjell FrontOnline.
Futbollisti zviceran i transferuar te klubi boshnjak këtë verë nga Xamaxi, i ka dhënë fund jetës.
Raportohet se ai është hedhur nga kati i tetë i një objekti në Mostar.
Mëngjesin e sotëm, policia lokale kreu hetim në vendin e ngjarjes.
Këtë edicion, ai u paraqit në vetëm një ndeshje në elitën e futbollit boshnjak.
Më pas, futbollisti i ndjerë kishte një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushës.Gazeta dikur konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit zviceran. Ai ka luajtur për grupmoshat e të rinjve të Zvicrës.