Numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë, aktualisht është dy.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.782 doza të vaksinës.
Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.901 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.367 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,866 persona