Për shkak të reshjeve të dendura Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë
KRU “Prishtina” njofton se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00.
Sipas ujësjellësit, kjo situatë do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit( NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant.
Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më tē lartë nga ARRU, po të njejtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale.
Si pasojē e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.