Bebe Rexha u shfaq një stil retro-elegancë në tapetin e kuq në Pallatin ikonik të Festivaleve dhe Kongreseve në Kanë këtë javë.
Këngëtarja 33-vjeçare nuk ishte atje për festivalin e filmit, por për ceremoninë e ndarjes së çmimeve NRJ Music Awards, shkruan DailyMail.
Për paraqitjen e saj të fundit publike, Bebe Rexha ishte zbukuruar me një pamje futuriste që përfshinte një fustan luksoz me gjatësi të plotë dhe një palë doreza opere.
Bebe, e cila ka lindur në New York City nga prindër shqiptarë, zgjodhi një fustan të zi elegant me shpatulla të ngritura.
Fustanella theksoi figurën e saj të lakmueshme të trupit dhe dha një kontrast të mahnitshëm me dorezat e saj ngjyrë blu.
Ajo kishte realizuar një makijazh të mbrehtë në pjesën rreth syve që i përshtateshin dorezave.
Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)” u duk se po kënaqej plotësisht në tapetin e kuq, ku dhuroi një puthje për fotografët.
Ajo dhe David Guetta ishin të nominuar për dy çmime NRJ – “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” dhe “Ripërpunimi muzikor më i mirë i vitit”, por fatkeqësisht nuk fituan asnjë prej çmimeve.
Megjithatë, artistja me origjinë shqiptare dhuroi një performancë spektakolare duke interpretuar para publikut live hitin e saj më të fundit “I’m Good (Blue)”.
Me po të njëjtën këngë, ajo është nominuar edhe për çmimin ‘Grammy’, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.