Sot Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbajtur një konfernecë për Media në Katar, ku ka folur rreth Kupës së Botës e cila do të nis ditën e nesërme.
Në konferencë së bashku me Infantinon, ishte prezent edhe Drejtori i komunimimit, Bryan Swanson.
Ai para mediave ka deklaruar se është homoseksual, transmeton IndeksOnline.
“Kam kaluar disa kohë në krah të Gianni-t duke punuar përkrah Infantinos dhe jam ndjerë gjithmonë i mbështetur dhe i ndihmuar, jam homoseksual siç janë shumë kolegë të tjerë në FIFA dhe jam ndjerë gjithmonë i mbështetur”, tha Swanson në konferencën për shtyp.