Djali i Cristiano Ronaldos bëri një reagim epik kur kuptoi se babai i tij u suspendua nga Manchester Unitedi.
Gjatë intervistës së tij me Piers Morgan, ylli portugez lëshoi kritika të ashpra ndaj klubit, Ralf Rangnick, Erik ten Hag dhe ish-shokëve të skuadrës; Wayne Rooney dhe Gary Neville, transmeton Gazeta Express.
Kur u pyet për refuzimin e tij për të hyrë si zëvendësues në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Tottenham Hotspur, që i kushtoi me suspendim tre-ditor, Ronaldo pranoi se i vjen keq që e la stadiumin herët, ndërsa zbuloi reagimin e djalit të tij ndaj lajmit.
Ai tha: “Piers do të jem i sinqertë me ju, është diçka që më vjen keq që e lashë stadiumin. Ndoshta po, ose ndoshta jo, nuk e di. Është e vështirë t’ju them 100%, por le të themi se jam penduar, por në të njëjtën mënyrë jam ndjerë i provokuar nga trajneri. Nuk lejoj që një trajner të më futë në tre minuta në një lojë. Më falni, nuk jam lojtar i tillë. Unë e di se çfarë mund t’u jap skuadrave”, u shpreh “CR7”.
Ronaldo shtoi: “Por më kujtohet që mbërrita në shtëpi dhe Cristiano Jr më pa dhe më tha: ‘Babi nuk do të shkosh në lojë?’, unë i them ‘Jo sepse klubi më dënoi me tre ditë’. Dhe atij i pëlqente (qesh). ‘Si do të të ndëshkojnë nëse je lojtari më i mirë në botë dhe nuk do të luash?’, unë i thashë: ‘Jo, nuk do të luaj’”.
“Në një mënyrë, ishte mirë sepse isha më i qetë, por në të njëjtën mënyrë ndihem shumë i zhgënjyer sepse, në rregull, më vjen keq, kërkoj falje, nuk jam perfekt, kam bërë një gabim. Por, më pezulloni tre ditë, për këtë, mendoj se është shumë. Dhe pastaj ata ‘ndezin zjarr’ për media, gjë që më zhgënjeu vërtet”, deklaroi 37-vjeçari.
Cristiano Ronaldo me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Intervista e tij me Piers Morgan ka “krisur” edhe më shumë raportet e tij me klubin dhe trajnerin, teksa besohet se ai do të largohet në afatin e janarit