Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është pritur në Washington DC në një darkë pune nga kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA
“Jashtëzakonisht i nderuar që për nder të vizitës time në Washington DC, u prita në një darkë pune shumë produktive me kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA. Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias Ben Cline dhe pjesëmarrësit e tjerë – i njoftova me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë”, tha Krasniqi.