Endrit Shala, ministër i Tregtisë e Industrisë ka reaguar pas skandalit të AQP-së për favorizimin e produkteve serbe.
Ministri Shala ka thënë për Gazetën Insajderi se nuk do të lejohet favorizimi i produkteve serbe ku prej të cilëve dëmtohen ato vendore.
A i gjithashtu ka cekur se do të ndërmarrin masat e duhura ku përfshihen edhe shkarkimi i shefave të AQP-së.
“Qeveria e Republikës është e vendosur fuqishëm që të mos lejoj favorizimin e produkteve serbe dhe dëmtimin e atyre vendore. Skandali i AQP-së i publikuar në Gazetën Insajderi tregon për tendencat e dikujt për ta bërë nje veprim të tillë.Por, ne jemi duke analizuar këtë situatë. Jemi të vendosur që të ndërmarrim masat e duhura që përfshijnë edhe shkarkimin e shefave të AQP-së”, ka thënë Shala për Gazetën Insajderi.
AQP-ja ka hapur tenderin publik në vlerën prej 23.5 milionë euro, duke specifikuar se kërkon artikuj të “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”. Këto produkteve të cilave AQP iu kanë referuara prodhohen në Serbi, ndaj të cilave qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100%/Insajderi.com