Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar nga një mik i të atit të saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë. Astrit Terolli është shoku i babait të 11-vjeçares, raporton Top Channel.
Raportohet se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin ndaj saj. Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. 55-vjeçari është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij.