Sot Memli Krasniqi ka takuar zëvendës ndihmësin e sekretarit të shtetit të SHBA, Gabriel Escobar.Ai pas takimit me Escobar ka postuar në rrjetin e tij social Facebook duke treguar se si shkoi takimi sot.
Krasniqi kishte falenderuar z.Escobar për të gjitha arritjet tona të mëdha kombëtare.
Ai gjithashtu i kishte shprehur qëndrimin e PDK-së. Ai kishte thënë se rreshtimi dhe kordinimi me SHBA-në është pa alternativë edhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që na jep në procesin e integrimit,shkruan Gazeta Papirus.
Gjatë takimit ata diskutuan edhe për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë,për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Në fund të takimit ai i siguroi z.Escobar se qëndrimi i popullit të Kosovës e padyshim edhe i PDK-së, për ruajtjen dhe fuqizimin e raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm./GazetaPapirus/