Pronari i ri i Twitterit, Elon Musk u ka dhënë urdhër punonjësve të kompanisë që deri të enjten në mbrëmje të angazhohen fort në punë ose të largohen.
Ky njoftim është dhënë përmes një emaili të brendshëm.
“Për të ecur përpara, për të ndërtuar Twitter 2.0 dhe për të pasur sukses në një botë gjithnjë e më shumë konkurruese, duhet të jemi jashtëzakonisht të fortë. Kjo do të thotë të punoni me orare të gjata dhe intensivisht. Performanca e jashtëzakonshme do të jetë notë kaluese. Nëse jeni të sigurt se dëshironi të jeni pjesë e Twitterit të ri, ju lutem klikoni më poshtë për të plotësuar formularin”, thuhet ndër të tjera në emailin e Musk për stafin e Twitter, raporton Washington Post.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Musk largoi nga kompania drejtuesit kryesorë të Twitter, eliminoi bordin e drejtorëve dhe pushoi nga puna pothuajse gjysmën e stafit, duke përfshirë edhe ata në poste të rëndësishme