Kosova dhe Armenia janë duke zhvilliuar një ndeshje miqësore, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja po transmetohet direkt në Klan Kosova.
45+2 Përfundon pjesa e parë. Kosova 0 – 1 Armenia.
45′ Dy minuta lojë shtesë.
42′ Posedimi i topit 56 me 44 përqind, në favor të kosovarëve.
30′ Kalon gjysmë ore lojë, Kosova 0 – 1 Armenia. Dardanët vazhdojnë tifozërinë e zhurmshme.
24′ Armenia kalon në epërsi. Zhirayr Shaghoyan shënon golin, duke u nisur i vetëm nga një distancë.
15′ Deri më tani loja po zhvillohet me ritëm të ngadaltë, me pak raste shënimi.
Ani se një mot me shi, kjo nuk po duket të jetë problem për disa tifozë dardanë.
Për Kosovës në portë është Visar Bekaj, në mbrojtje Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Jetmir Haliti dhe Leard Sadriu.
Muharrem Jashari, Eris Sabedini dhe Uran Bislimi janë në mesfushë, ndërsa në sulm janë përcaktuar nga trajneri Alain Giresse Lirim Kastrati, Agon Sadiku dhe Valmir Veliu.