Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, ka thënë në “Frontal” të T7 se brenda një viti janë larguar 191 mjekë nga Kosova, ndërsa për 4 vjet e gjysmë janë larguar mbi 600 mjekë.
Ai tha se mosha mesatare e mjekëve të larguar është 31, ndërsa arsyeja kryesore sipas tij është papunësia dhe kushtet e punës.
Kemi statistika të sakta pasi falë nevojës apo kërkesave nga odat e shteteve tjera. Legjislacioni që është në shtetet e tjera ku duhet patjetër një dokument nga oda e Kosovës se këta nuk kanë të kaluar negative etikoprofesionale”, derisa tha se kanë lëshuar 191 dokumente të tilla gjatë një viti.
Sejdiu tha se janë mbi 300 mjekë të papunë.
Ai tha se janë larguar 12 për qind e mjekëve.