Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se incidenti me raketën, që e goditi Poloninë të martën duke i vrarë dy persona, me shumë mundësi është shkaktuar nga Ukraina, por pa fajin e saj, transmeton Gazeta Express.
Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Stoltenberg tha se nuk ka pasur indikacione që raketa ishte pasojë e një sulmi të qëllimshëm nga Rusia.
Edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë sot se raketa nga e cila u vranë dy persona në territorin e tij duket të jetë një “aksident fatkeq”.
Ka shumë mundësi që raketa, e cila ishte prodhim rus, të jetë përdorur nga forcat ajrore të Ukrainës.
Ai ka thënë se s’ka hapësirë të besohet se incidenti me raketë është sulm i qëllimshëm i Rusisë.