Për të shmangur mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të krizës me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, bota është përfshirë në një maratonë diplomatike, e cila për disa orë “mbajti frymën” duke pritur për vlerësimin se çfarë lloji ishte raketa që ra të martën mbrëma në territorin e Polonisë – shtet anëtar i NATO-s.
Sipas analizave të mediave ndërkombëtare megjithëse vendet po tentojnë të vetëpërmbahen, rreziku i një konflikti NATO- Rusi për shkak të disa llogaritjeve të gabuara është real.
Kjo sepse, nga njëra anë, Kievi dhe Zelensky po përpiqen të angazhojnë sa më shumë NATO-n në luftën e Ukrainës për rivendosjen e sovranitetit të saj territorial, ndërsa nga ana tjetër është rritur dëshpërimi për shkak të tërheqjes së ushtrisë ruse në Kherson.
Nuk është rastësi, për më tepër, që hapi i parë në nivel të NATO-s ishte takimi, me kërkesë të Polonisë, për të diskutuar Nenin 4 të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut që përfshin konsultimin me shtetet anëtare në rast të kërcënimi të integritetit territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e një shteti anëtar.
Por nuk u kërkua asnjë takim në bazë të nenit 5 që parashikon reagimin në rast se sulmohet një vend. Varshava, në fakt, bëri një hap tjetër mbrapa mëngjesin e së mërkurës, pak para se të fillonte takimi i ambasadorëve të NATO-s, ku raportet tregojnë se nuk do të përdoret as neni 4.
Sinjali i parë nga Biden
Rolin e parë në operacionin e de-përshkallëzimit e mori presidenti amerikan Joe Biden, i cili menjëherë pas njoftimit nga Ministria e Jashtme polake se ishte një raketë “prodhuar nga Rusia”, tha se duket e pamundur që raketa të jetë lëshuar nga Rusia.
Presidenti amerikan citoi prova të trajektores së raketës, pasi një avion i NATO-s dyshohet se e regjistroi atë, sipas CNN.
Pak më vonë, në fakt, nga pala amerikane tha raketa që goditi Poloninë lindore në një fshat afër kufirit me Ukrainën, ishte ukrainase dhe ishte një nga sistemet elëshuara për të shkatërruar një raketë ruse.
Franca, Kina, Gjermania, Britania bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje
Pjesa tjetër e të ashtuquajturave “fuqi të mëdha” të planetit, disa prej të cilave zotërojnë edhe armë bërthamore, gjithashtu kanë reaguar ndaj sulmit me raketa.
Kina bëri thirrje për vetëpëmbajtje. Franca, nga ana tjetër, bëri thirrje për “kujdes maksimal” në lidhje me origjinën e raketës që goditi një vend anëtar të NATO-s. Vihet re se S-300 të përdorura nga Ukraina për mbrojtjen e saj ajrore janë prodhuar në Rusi, siç raportojnë ekspertët e sistemeve të armëve.
“Kjo është një çështje për të cilën ne nuk duam të ketë gabime”, shtoi zyrtari francez, duke paralajmëruar për “rrezikun e konsiderueshëm të përshkallëzimit”.
“Gjëja më e rëndësishme tani është të dimë arsyen pse Ukraina është e detyruar të përdorë raketa të tilla për të mbrojtur territorin e saj, tha në kryeministri britanik, Rishi Sunak.
Ukraina dhe Rusia
Ukraina, nga ana e saj, pas informacioneve të fundit për raketën që ra në Poloni, fajësoi Rusinë “për çdo incident raketor”.
“Lufta filloi dhe vazhdon nga Rusia që sulmoi Ukrainën me raketa kalibr. Rusia e ka kthyer skajin lindor të Europës në një fushë beteje të evolucionit të paparashikueshëm.
Përshkallëzimi, rreziqet e tij, qëllimi, gjithçka ka të bëjë me Rusinë. Dhe nuk mund të ketë shpjegim tjetër për ndonjë incident me raketa”.
Siç shkruan në Twitter ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Vladimir Putinit, “incidenti me raketa” dëshmon vetëm një gjë: duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet më shumë luftës botërore”