Mediat ruse kanë tentuar që t’i japin një perspektivë të re sulmit me raketa në territorin e Polonisë.
Mediat shtetërore të Rusisë, që kontrollohen nga Kremlini, kanë raportuar se raketat që ranë në Poloni, ishin në fakt të Ukrainës.
Këto pretendime janë tërësisht të pambështetura, ka raportuar BBC.
Agjencia shtetërore Ria Novosti ka cituar një ekspert rus të ushtrisë, i cili ka thënë se raketat ruse nuk mund të arrijnë në territorin polak.
“Por, sistemet raketore ukrainase S-300 munden”, ka thënë ai.
Disa kanale në Telegram pro-Kremlinit kanë publikuar pretendime të tilla.