Memli Krasniqi niset për Washington DC pas vizitës në Bruksel Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka udhëtuar sonte për në Washington DC pas përfundimit të takimeve me zyrtarë të lartë evropian në Bruksel.
Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime me rëndësi në shërbim të Republikës së Kosovës. “Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në Holandë dhe Blegjikë. Tani, rrugës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme në shërbim të Kosovës!”, ka thënë Krasniqi. Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i PDK-së pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikan, miq të Republikës së Kosovës, për të diskutuar për raportet midis dy vendeve dhe për zhvillimet politike në Kosovë.