Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot ka qene për vizitë në objektin e komunës së Mitrovicës veriore.
Krasniqi është takuar me zëvendëskryesuesin, Skender Sadiku, në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, dhe zyrën e gjendjes civile për të parë mbarëvajtjen e shërbimeve për qytetarët.
Gjatë ditës pati diskutime se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, mirëpo Klan Kosova ka siguruar fotografi gjatë takimit të tij me Sadikun.
Krasniqi ka shkuar në veri, pas zhvillimeve të fundit dhe shpalljen e zgjedhjeve nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.