Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, thotë se policja Miliha Qela nga komuniteti boshnjak e cila punon në shërbim që 19 vjet, po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës Bratislav Trajkoviq.
Sipas deputetes Balje, situata nuk ka ndryshuar asgjë edhe pas raportimit në IPK, prandaj kërkon nga institucionet kompetente ta hetojnë rastin dhe të mos lejojnë të ndodhin raste të tilla.
Postimi i saj i plotë:
Te nderuar,
Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq.
Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje.
Kërkoj nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla.