GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi

14/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi
Share on FacebookShare on Twitter

Veton dhe Nexhat Vllasaliu janë deklaruar të pafajshëm për vrasjen e të ndjerit Bedri Rexhepi.

Të njëjtit një deklarim të tillë bënë të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në seancën fillestare,  pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja, Medie Bytyqi njoftoi palët për të drejtën e tyre për kërkesën e hedhjes së aktakuzës dhe kundërshtim të provave në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, seanca fillestare për këtë rast e paraparë të mbahej me datën 25 tetor të këtij viti ishte shtyrë me kërkesë të mbrojtjes. Ata kishin kërkuar këtë shtyrje me arsyetimin se lënda është voluminoze dhe se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin, Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Sipas akuzës, ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/i ndjeri Rexhepi kishte ndaj tij, e vë në lajthitje të njëjtin, ashtu që duke filluar nga 9 janar 2021, i kishte ofruar për shitje dy vetura, një “Range Rover” dhe një “BMW X3”, për vlerën prej 30 mijë euro.

Tutje, thuhet se gjatë realizimit të planit te tyre, i pandehuri Jeton, më 8 prill 2021 të dëmtuarin Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Pas kësaj,  aktakuza thotë se i pandehuri Jeton në mënyre tinëzare duke e ngufatur e privon nga jeta Rexhepin, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30 mijë euro, siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave.

Mirëpo, sipas aktit akuzues pas vrasjes tek viktima kishte gjetur vetëm shumën prej 8 mijë euro që i ka ndarë me të pandehurin Nexhat Vllasaliu. Pastaj, thuhet se kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjellur kokën e tij me qese të zezë të najlonit, kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit Nexhat dhe e kishte lidhur me një litar.

Tutje, thuhet se veturën e të ndjerit Rexhepi e kishte dërguar në arat e fshatit Sushicë-Janjevë dhe nga aty, i pandehuri Jeton i kishte telefonuar të pandehurit Nexhat, i cili pastaj e kishte marrë me veturën e tij në rrugën që dërgon tek vendi ku e kishte lënë automjetin e të ndjerit.

Në vazhdim të aktakuzës, thuhet se në këtë mënyrë, i pandehuri Nexhat do të merrte pjesë në kryerjen e veprës dhe atë duke tentuar t’i humb gjurmët e kryerjes së veprës, ashtu siç edhe ishte planifikuar më herët.

Sipas aktakuzës, të nesërmen herët në mëngjes më 9 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpinë e tyre në fshatin Vllasali tek vendi ku ishte kufoma dhe në bashkëkryerjeje e dërgojnë në vendin kodrinor-malor të quajtur Mali i Madh në Vllasali, ku i pandehuri Nexhat e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri më 30 shtator 2022, kur janë gjetur mbetjet mortore që besohet se janë të të dëmtuarit Rexhepi.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, të pandehurit Vllasaliu më 9 prill 2021, rreth orës 06:00 në fshatin Vllasali Novobërdë, në bashkëkryerjeje me qëllim të fshehjes së gjurmëve për veprën e kryer penale e kanë fshehur kufomën e tani të ndjerit Rexhepi, duke e varrosur në një vend që nuk është vendvarrim, gjegjësisht në vendin e quajtur Mali i Madh në Vllasali.

Tags: Bedri RexhepiBiznesmenivrasje
ShareTweetShare
Previous Post

Kuptimi i fshehur i qëllimeve politike të PDK-së

Next Post

Zgjedhjet në veri – Osmani i mbledh partitë, Jabllanoviq e Rashiq pjesë e takimit

Next Post

Zgjedhjet në veri – Osmani i mbledh partitë, Jabllanoviq e Rashiq pjesë e takimit

Lajmet e fundit

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.