Adem Salihaj ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja.
Ai ka thënë se 18 vjet ka qenë në krye të LDK-së dega në Ferizaj.
Adem Salihaj thotë se tash e tutje do t’i përkushtohet familjes dhe shkrimeve, duke ua lënë angazhimin gjeneratave të reja.
“Të dashur veprimtarë, sot kemi ardhur në një moment kur unë dua ta përfundoj periudhën e angazhimit partiak dhe të marrin përgjegjësi gjeneratat e reja, ta vazhdojnë punën dhe aktivitetin në LDK. Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova. Unë dëshiroj që, tash e tutje, t’i përkushtohem familjes dhe shkrimeve”, thuhet në shkrimin e tij.