Steve Davis, trajneri i përkohshëm i Wolves, nuk e kupton pse ai është ftuar nga Portugalia
Prezenca e Cristiano Ronaldos në Botërorin e Katarit ishte një përfundim i pa paramenduar, pavarësisht se ai nuk është në formën e tij më të mirë. Në moshën 37 vjeçare, ai ka për synim që të jetë ylli i Portugalisë në Katar.
Megjithatë, duket se jo të gjithë janë të pajtuar me këtë thirrje. Steve Davis, trajneri i përkohëshëm i Wolves nuk e kupton pse sulmuesi do të luajë në Katar, marrë parasysh moshën e tij dhe formën e tanishme.
Davis i tha mediave që lojtari i tij, Joao Moutinho mund të jetë i zgjenjyer që ai ka shkuar në Botëror dhe ai nuk mund ta bëjë këtë.
“Nuk kam folur me Joaon për këtë, ai është i fokusuar në lojë që do ta luajmë kundër Arsenalit”, tha Davis ditën e djeshme gjatë konferencës për shtyp.
“Ai është shumë profesional, jam i sigurt që ai do të reflektojë që nuk është dashur të ftohet dhe ai do të zhgënjehet me Ronaldon që po shkon në këtë moshë atje. Trajneri duhet të mendoj për ta balancuar skuadrën, është e rëndësishme për çdo trajner, apo ndoshta kjo ishte pjesë e vendimit të tyre”.
Portugalia do të luajë ndeshjen e parë në Botëror me Ganën
Portugalia shkon në Botëror me Ruben Neves, Jose Sa dhe Matheus Nunes , që luajnë në Wolves dhe janë pjesë e skuadrës portugeze.
Treshja e Wolves do të provojë të lë gjurmë në këtë pjesëmarrje të Portugalisë, për të cilët ajo fillin më 24 nëntor në ndeshjen kundër Ganës.