Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, pas dorëheqjes së 11 zyrtarëve të Doganës, nëntë serbë e dy boshnjakë.
Lajmin për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Po, është dërguar staf shtesë. Janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë Stavileci për Insajderi.
Pak ditë pasi Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit për ri-regjistrimin e makinave me targa serbe, në ato legale RKS situata në Veri të Mitrovicës filloi të përshkallëzohet.
Në komuna e banuara me qytetarët serbë dhanë dorëheqje zyrtarët policorë, kryetarët e komunave, administrata lokale, prokurorët, deputet, gjyqtarët dhe stafi administrativ gjyqësor. Kështu, komunat veriore mbetën pa përfaqësuesit në institucionet e Kosovës.
Kjo situatë bëri që pikat kufitare në Veri të mbesin vetëm në duart e policëve të Kosovës e ndërkombëtarët të shtojnë patrullimin në teren.