Procesi i tërheqjes së thëngjillit nga minierat e Korporatës Energjetike e Kosovës për punëtorët ka përfunduar.
Këtë e ka konfirmuar Nexhat Llumnica, kryetar i sindikatës së KEK në Klan Kosova.
“Nuk ka punëtor që ka marrë më pak se 10 tonë dhe numri i atyre që nuk kanë marrë fare është i vogël. Vendimi paraprak ka qenë diskrimunes sepse ka vlejtur vetëm për punëtorët e KEK-ut”.
Sa i përket ndotjes së mund të bëhet nga sasia e dalë e thëngjillit, Llumnica ka theksuar se edhe me djegien e peletit si mjet ngrohjeje ndotet ambient.
Dhjetë tonë thëngjill aktualisht shiten me çmim prej 150 eurosh