Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë bashkë em gruan e tij janë pritu në një darkë solemne nga presidenti Emmanuel Macron.
Kurti, këtë e ka bëtë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.“Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron”, ka shkruar ai.