Është mbajtur dita e katër e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha e Institutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSTAT) Elsa Dhuli, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë është i rëndësishëm për të gjitha vendet.
Ajo tha se Shqipëria planifikon që regjistrimin ta fillojë në vitin e ardhshëm, por që përgatitjet kanë filluar qysh nga viti 2018.
“Regjistrimi nënkupton me një aktivitet të rëndësishëm statistikor që numëron numrin e gjithë popullsisë në Shqipëri të ndërtesave dhe banesave. Roli kryesor është jo vetëm të numëroj numrin e popullsisë dhe banesave, por edhe të identifikojë karakteristikat e ndryshme”.
“Shqipëria ka planifikuar që të kryej grumbullimin e të dhënave në teren në vitin 2023, por puna përgatitore ka filluar prej vitit 2018. Pyetësori është i detajuat sikurse është i juaji, që respekton rekomandimet e Kombeve të Bashkuara”, tha ajo.
Snezana Remiko nga Mali i Zi e cila diskutoj online, foli për përvojën shteti të saj në regjistrimin e popullsisë.
Ajo tha se Ligji për regjistrimin e popullsisë në Malin e Zi ka shumë paragrafë që tregojnë se si të kryhen punët në teren, por që ka pak paragrafë që tregojnë se si të veprohet pas grumbullimi të të dhënave.
“Ju e dini se regjistrimi ka qenë në prill të 2011 ka qenë ne metodën tradicionale. Regjistrimi ka qenë me sfida, ka qenë i organizuar nga partitë politike. Kërkesa tjetër ka qenë se këto të dhëna duhet te mbledhjen dhe të procedohen. Është hera e parë që regjistrimi tradicional është kryer aq shpejt dhe kemi dal shpejt me rezultate përfundimtare. Nuk kemi ndonjë ligj ose data për një regjistrim tjetër, por pritet që në prill ose maj të filloj”.
“Sa i përket Ligjit për regjistrim të popullsisë është ligj racionale ka shumë paragrafë që në detaje japin të dhëna për punën në terën po ka pak që tregojnë për punën pas mbledhjes së të dhënave. Gjithçka është në versionin draft, përderisa ligji nuk adaptohet tërësisht nuk mund të themi që është diçka përfundimtare. Shpresoj që ligji mund të adaptohet deri në fund të këtij viti dhe në fund të viti 2023 të përfundojmë regjistrimin e ri”, tha ajo.
Avni Kastrati, menaxher i Regjistrimit të Popullsisë, tha se krahasuar me regjistrimin e kaluar këtë vit ASK-ja në fushatën vetëdijesuese do të fokusohet kryesisht në rrjetet sociale, por edhe do t’u dërgohen sms në telefon.
Ai tha se do të zhvillohen edhe takime të shumta si dhe do të ketë edhe video e animacione që do t’i informojnë qytetarëve për proceset e regjistrimit.
“Do të ketë një fushatë intensive të kombinuar duke ju përshtat zhvillimeve të fundit teknologjike dhe fokusi kryesorë do të jetë në rrjetet sociale. Do t’iu dërgojmë edhe mesazhe qytetarëve përmes telefonit. Gjatë këtij viti kemi paraparë t’i bëjmë edhe 15 takime për të diskutuara për procesin edhe formularët. Ligji e përcakton qe formularët duhet të mbyllen 6 muaj para fillimit. Do të takohemi me institucionet shtetërore. Fokusi do të jetë tekë formularët se çfarë përmban formulari”.
“Nga muaji janar deri me 1 mars do të jemi në komunat e Kosovës, do të shkojmë edhe në disa vendbanime më të mëdha, përveç me komunat që do të diskutojmë do të diskutojmë edhe me komunitetet. Janë paraparë rreth 60 takime, do të përgatiten disa video dhe disa animcione të ndryshme që qytetarët të shohim se si duhet të përgatisin disa dokumente. Sfidë është numri personal, sepse kur shkon intervistuesi e kërkon numrin personal, e mungon ndokush, dhe nga familja është vështirë që numri personal të mbahet mend”.
“Në bazë të ligjit, përgjigjet i jep secili anëtar që qëllon gjatë ditës aty, në rast që nuk janë persona madhor shkon të nesërmen, në moshën 15 vjeçare nuk lejohet që ai vet t’i japë të dhënat, para duhet prindi apo dikush i afërm. Pyetësori që do të përdoret tani krahasuar me 2018 është më i ngarkuar. Në përgjithësi është më i ngarkuar me më shumë pyetje, kjo është një ngarkesë për ne dhe për regjistruesin. Regjistrimi në Kosovë do të zgjasë 6 javë, kjo ju mundëson secili qytetarë që të regjistrohet”, tha ai.