GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Konjufca: Ndihemi të kërcënuar nga Serbia

11/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Konjufca: Ndihemi të kërcënuar nga Serbia
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kosova ndihet e rrezikuar nga pretendimet e Serbisë mbi të, ndërkohë që theksoi se Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial.

Në fjalimin para ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Konjufca ka deklaruar se paqe nuk do të ketë pa hequr dorë Serbia nga Kosova.

23 vjet më parë ishte NATO-ja që me bombardimet e saj e ndali gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Ne nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike, por ndihemi të kërcënuar nga pretendimet e Serbisë mbi shtetin tonë. Paqja në botë sot po rrezikohet nga agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropiane, pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe pa hequr dorë Serbia nga Kosova”, ka thënë ai.

Konjufca ka përmendur UÇK-në duke thënë se liria i ka rrënjët në luftën e UÇK-së.

“Për të lindur ky shtet u deshtë shumë mund, sakrifica dhe përpjekje. Kjo përpjekje kulmoi me luftën e drejtë të UÇK-së për mbrojtjen e vendit tonë, çlirimin e atdheut dhe largimin e okupatorit serb. Liria jonë e shenjtë i ka rrënjët në këtë luftë të lavdishme”.

“Shteti ynë është i barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, gjinie, feje apo përkatësive tjera”.

Konjufca ka theksuar se qëllim i vendit është anëtarësimi në NATO.

“Për ta mbrojtur lirinë e shtetit e kemi FSK-në që po ndërtohet sipas principeve të ushtrisë moderne dhe demokratike. Jemi të vetëdijshëm që gjithçka që arritëm e bëmë bashkë me miqtë tanë të çmuar, SHBA-në dhe shtete tjera të botës demokratike evropiane dhe perëndimore. Orientimi ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e NATO-s”.

Tags: Konjufca
ShareTweetShare
Previous Post

Deputeti austriak: Të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Kosovën

Next Post

Konflikt me një qytetar, theret me thikë kreu i Bashkisë së Divjakës

Next Post
Konflikt me një qytetar, theret me thikë kreu i Bashkisë së Divjakës

Konflikt me një qytetar, theret me thikë kreu i Bashkisë së Divjakës

Lajmet e fundit

Digjet një shtëpi në Gjakovë, 6 persona bëhen të lënduar

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Abri të Skenderajt – Shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale

24/05/2025
Vushtrria përmbys Lirinë dhe e fiton barazhin e Ligës së Parë

Vushtrria përmbys Lirinë dhe e fiton barazhin e Ligës së Parë

24/05/2025
Justin Bieber ndan fotografi të rrallë me të birin

Justin Bieber flet hapur për gjendjen e tij emocionale: Jam thjesht një djalë i papërsosur që kërkon ndihmë nga Zoti

24/05/2025
Filmi “Sentimental Value” mori një duartrokitje rekord prej 15 minutash në Kanë, shumë e përshkruajnë atë si gjëja më e mirë që do të shihni këtë vit

Filmi “Sentimental Value” mori një duartrokitje rekord prej 15 minutash në Kanë, shumë e përshkruajnë atë si gjëja më e mirë që do të shihni këtë vit

24/05/2025
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi, mashtruan viktimat duke thënë se kanë ndikim te prokurori

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi, mashtruan viktimat duke thënë se kanë ndikim te prokurori

24/05/2025
Rashiq dënon rastin e djeshëm në Veri, do të kërkojë nga IPK ‘‘hetim urgjent’’: Goditje ndaj vlerave themelore demokratike

Rashiq dënon rastin e djeshëm në Veri, do të kërkojë nga IPK ‘‘hetim urgjent’’: Goditje ndaj vlerave themelore demokratike

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Digjet një shtëpi në Gjakovë, 6 persona bëhen të lënduar

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Abri të Skenderajt – Shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale

24/05/2025
Vushtrria përmbys Lirinë dhe e fiton barazhin e Ligës së Parë

Vushtrria përmbys Lirinë dhe e fiton barazhin e Ligës së Parë

24/05/2025
Justin Bieber ndan fotografi të rrallë me të birin

Justin Bieber flet hapur për gjendjen e tij emocionale: Jam thjesht një djalë i papërsosur që kërkon ndihmë nga Zoti

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.