Takimi ka ndodh në Pallatin Élysée, siç kanë njoftuar Osmani dhe Kurti.
Megjithatë, e para është treguar më e kujdesshme, kur e ka përmendur emrin e Pallatit ku ka ndodhur takimi, duke e e shkruar saktë atë: Élysée.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë”, ka shkruar Osmani, transmeton Gazeta Insajderi.
Për këtë fakt, duket se presidentes i ka ndimuar kursi i gjuhës frenge, të cilin e kishte nisur një vit më parë.
Për këtë kishte njoftuar vetë Osmani përmes një video, kur e kishte uruar popullin francez për Festën Kombëtare të Francës, Ditën e Bastisjes.
Për dallim nga e para e shtetit, i pari i Ekzekutivit, është treguar më pak vigjilent kur e ka shkruar emrin e Pallatit ku janë takuar me të parin e Francës.
“Në Pallatin Élysee u pritëm nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron”, ka shkruar Kurti, transmeton Gazeta Insajderi.
Ndryshe, Osmani flet rrjedhshëm gjuhën angleze, turke, serbe, kroate dhe komunikon në spanjisht, derisa Kurti flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbo-kroate.
Për çka biseduan Osmani dhe Kurti me Macon?
Pas takimit me Macron, Osmani tregoi se për çka diskutuan dy homologët.
Ajo tha se për partneritetin mes dy shteteve, dinamizimin e dialogut me Serbinë dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”, shkroi ndër tjerash Osmani, transmeton Gazeta Insajderi.