Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se bojkotimi i organizuar i institucioneve të Kosovës nga serbët, është një skenar i gjerë i Serbisë me dirigjent presidentin Aleksandar Vuçiq.
Sipas Konjufcës, Serbia e ka hallin te propozimi frank-gjerman.
Ai ka deklaruar se targat nuk lidhen esencialisht me zhvillimet që po ndodhin.
“Unë mendoj që kjo ka pasur me ndodh herëdokur por Serbisë i është nevojitur një shkas. Kësaj radhe shkasin e ka gjetur te targat. Nëse e bëni një krahasim të humbjeve që i ka përjetuar Serbia me targat, ato të mëparshmet kanë qenë më substanciale”, ka thënë Konjufca në Klan Kosova.
Ai ka thënë se Serbia po kalon nga Plani A në Planin B për Kosovën.
“Targat më shumë janë shkasi i një beteje që Serbia e ka filluar, apo më mirë kalim në Planin B nga Plani A që e ka pasur Kosovën”, tha Konjufca.