GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

MPJ: Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë!

08/11/2022
në Ballina, Botë, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
MPJ: Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë!
Share on FacebookShare on Twitter
Gjermania: Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e siutatës në Kosovë.

Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore,  Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë.

“Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës”, tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë: “E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise.”

“Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën.”

Ndërkohë në veri të Kosovës ka vazhduar gjendja e tensionuar për shkak të targave, si pasojë e së cilës pakica serbe është larguar nga institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë se po e provokon situatën, me pretekstin e targave, për të  mos pranuar planin gjermano-francez për Kosovën.

Javën e kaluar në Berlin u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor ku u arritën tre marrëveshje bashkëpunimi rajonal. Në konferencën e medias, të enjten e kaluar,  kancelari gjerman Olaf Scholz, tha për herë të parë se ekziston një plan gjermano-francezpër normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Scholz tha se nevojitet “durim dhe shumë përpjekje” që marrëveshja të ketë sukses.

Sekretarja gjermane e Shtetit për media dhe zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffman, tha se “do të vazhdojmë të punojmë me Francën dhe partnerët e tjerë evropianë për të siguruar që bisedimet të zhvillohen dhe të arrihet përparim në këtë çështje”, premtoi Hoffmann.

Pyetjes së një gazetari se a do të përdoren mjete të tjera për ta shtyrë Kosovën të shtyjë afatin e zbatimit të riregjistrimit të targave, siç është kërkuar edhe nga Gjermania dhe BE, Hofmann nuk iu përgjigj. “Për momentin jemi duke u mbështetur në bisedime”, tha ajo.

Tags: GjermaniKosovëserbi
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është punëtori që dyshohet se ia mori shefit mbi 38 mijë euro kundërligjshëm

Next Post

Janjiq: Beogradi po përdorë serbët në Kosovë për pikë politike

Next Post
Janjiq: Beogradi po përdorë serbët në Kosovë për pikë politike

Janjiq: Beogradi po përdorë serbët në Kosovë për pikë politike

Lajmet e fundit

Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

25/05/2025
Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

25/05/2025
Për herë të 21-të dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për herë të 21-të dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

25/05/2025
PDK nuk ndryshin qëndrim, Qalaj: Nuk e mbështesim Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

PDK nuk ndryshin qëndrim, Qalaj: Nuk e mbështesim Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

25/05/2025
“Loçkë, zemër”/ AGK dënon gjuhën seksiste drejtuar gazetares Edona Gashi, nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

“Loçkë, zemër”/ AGK dënon gjuhën seksiste drejtuar gazetares Edona Gashi, nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

25/05/2025
Gruda: S’ka ndryshuar asgjë, s’ka asnjë ndryshim të pozicionit

Gruda: S’ka ndryshuar asgjë, s’ka asnjë ndryshim të pozicionit

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

25/05/2025
Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

25/05/2025
Për herë të 21-të dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për herë të 21-të dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.