GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ky është punëtori që dyshohet se ia mori shefit mbi 38 mijë euro kundërligjshëm

08/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ky është punëtori që dyshohet se ia mori shefit mbi 38 mijë euro kundërligjshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për një rast të keqpërdorimit të besimit, që është raportuar në Polici nga pronari i kompanisë “Blini Union” në Prishtinë, i cili e denoncoi ish-punëtorin e tij, se i ka përvetësuar kundërligjshëm mbi 38 mijë euro.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i arrestuari për këtë rast është Fatjon Azizi, 27-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Ai po dyshohet se ka marrë një shumë të të hollave prej mbi 38 mijë euro, të cilat dyshohet se i kishte marrë gjatë kohës sa po ushtronte punën e arkëtarit në këtë biznes për disa muaj me radhë.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, pronari i këtij biznesi pas dyshimeve të ngritura për keqpërdorim nga ish-punëmarrësi i tij, i cili tashmë nuk është pjesë e kësaj kompanie, ka vendosur që ta denoncojë në Polici dhe ta ndjek ligjërisht të dyshuarin.

Si rezultat i raportimit të rastit para dy ditësh, Prokuroria ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, ndaj të cilit tashmë janë siguruar edhe dëshmi që do të provojnë përfshirjen e tij në këtë rast.

Policia ka arritur që ta arrestojë personin e dyshuar gjatë ditës së djeshme dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin e ish-shefit për përvetësimin e mijëra eurove, që i menaxhonte gjatë kohës sa ishte pjesë e këtij biznesi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Keqpërdorimi i besimit”.

Ndryshe, të gjithë ata që nuk përmbushin detyrimet ose keqpërdorin besimin e dikujt, për të fituar dobi pasurore në formë të kundërligjshme ndiqen penalisht dhe mund të dënohen edhe me burgim. Raste të tilla janë të shpeshta dhe ndodhin kryesisht në biznese private në Kosovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tags: KunderligjshmeriPrishtine
ShareTweetShare
Previous Post

Parandalohet një kontrabandim me mallra në Viti

Next Post

MPJ: Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë!

Next Post
MPJ: Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë!

MPJ: Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë!

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.