Sot, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi, në rastin e njohur si “Hidrocentralet” ku janë të akuzuar Besim Beqaj, Dardan Gashi, Nenad Rashiq, si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, raporton Gazeta Sinjali.
Gjykata ka shpallur aktgjykim lirues, duke i shpallur të pafajshëm të akuzuarit në këtë rast. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin avokati i Besim Beqajt, Besnik Berisha.Shqyrtimi kryesor në këtë rast ka filluar më 1 korrik 2021, gjatë së cilës seancë të akuzuarit janë deklaruar përsëri të pafajshëm për akuzat e PSRK-së.