Pas fitores së madhe ndaj Dritës në xhiron e kaluar, Llapi i është rikthyer rezultateve negative në Superligën e Kosovës, raproton FrontOnline.
Dje, në kuadër të xhiros së 15-të në elitë, skuadra e Tahir Batatinës u përballë me Ferizajn në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ndeshja në fjalë i takoi Ferizajt me rezultat 1:2.
Pas kësaj humbje të llapjanëve, ka ironizuar edhe kryeimami llapjan, Bekim Jashari.
Në postimin e klubit nga Podujeva, Jashari ka shkruar:
“Hajgare është kjo punë, me xhemat e kisha mujt Ferizajn”.