Federik Ndoci, një ndër zërat më të papërsëritshëm që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, ka vendosur të lërë Amerikën dhe të kthehet në atdhe.
Lajmin e bukur, këngëtari, poeti aktori dhe muzikanti Federik Ndoci e dha sonte teksa ishte i ftuar në “S’e luan Topi”. Ai tha se vendimi i kthimit, është po aq i vështirë sa vendimi për tu larguar nga Shqipëria, por mbi të gjitha ai u kthye sepse i mungoi publiku shqiptar.
Ai tha se gjatë viteve atje kuptoi se nuk ‘ledhatohet’ njësoj si me publikun shqiptar këtu, ndaj dhe do kthehet për të qenë më pranë atë që duan muzikën dhe artin e tij.
“Jam emocional, sepse një një artist duhet të jetë shumë emocionale. Kur ikin njerëzit, edhe ai që ka mllef, ka mall. Kur të thotë fmia 11 vjeç më mirë të jem fëmia e Federik Ndocit në Shqipëri sesa fëmia i një amerikani në Amerikë.
Vendimi ishte unanim. Vendimi është i vështirë, të ikësh si artist jashtë është akoma më e vështirë.
Më ka munguar publiku shqiptar, kam qejf të ledhatohem, nuk ka si publiku shqiptar. Jam kthyer përfundimisht në Shqipëri.Imagjino mos të jetë ky popull ditën e fundit të jetës, atje je vetëm vijnë katër vet dhe një qen. Prandaj, më mirë këtu!”– tha artisti Federik Ndoci.