Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka pohuar se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje për propozimin franko-gjerman nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Ne jemi duke i studiuar ato”, ka thënë Borell.
“Shpresoj se ai (propozimi) do të përfaqësojë një ndryshim dhe një hap përpara në këtë proces”, shtoi ai në prag të takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Munster, transmeton Shërbimi i Jashtëm Evropian.