Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me Ekipin Politik për Mërgatë, anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë tubim me bashkatdhetarët në Gjermani këtë të diel.
Në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja thuhet se takimi do të fillojë nga ora 12:00, në Frankenthal.
“LDK-ja vlerëson lartë rolin dhe kontributin e madh që mërgata ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”.
“Vendit tonë më shumë se kurrë i duhet që ky mision i nisur 33 vite më parë të vazhdojë edhe më tutje deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët – rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe përtej”, thuhet në njoftim./Gazeta Papirus/